Pushteti përfundimisht është zmbrapsur nga iniciativa për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale.
Kumti është dhënë nga dy personalitetet që, prej muajsh, gazeta ka raportuar se qëndrojnë pas iniciativës, fillimisht të ndërmarrë nga shoqatat e dala nga lufta e më pastaj edhe nga çereku i deputetëve, shkruan Koha Ditore.
Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur një konferencë shtypi të enjten, në të cilën ka thënë se po e jepte qëndrimin shtetëror për Specialen, e të cilën disa herë e ka quajtur padrejtësi historike.
“Nga biseda që kam zhvilluar me liderët politikë, por edhe nga biseda me kryeparlamentarin Veseli dhe me kryeministrin Haradinaj, është e qartë se Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet”, ka thënë Thaçi. “Ky është qëndrim i shtetit të Kosovës. Jo opinion, por qëndrim i shtetit të Kosovës, i prezantuar prej presidentit të vendit, në bazë të hierarkisë institucionale, kushtetuese dhe ligjore”.
Një ditë më parë, kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar për herë të parë se Specialja nuk do të shfuqizohej, ndërkaq të enjten pas mbledhjes së Qeverisë e ka pohuar të njëjtën gjë, dhe ka thënë se vendimmarrja bëhet sipas hierarkisë institucionale Presidencë-Kuvend-Qeveri.
Shenja se lidershipi do ta çojë flamurin e bardhë përballë Speciales, ka dhënë muajin e shkuar kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai pati thënë të jetë e pamundur të shfuqizohet Ligji për këtë gjykatë...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Paralajmërohen protesta kundër Speciales
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
PDK-ja e quan të padrejtë shtyrjen e vendimmarrjes për Thaçin dhe të tjerët
-
Specialja cakton datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve