Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deklarohet presidenti për zhvillimet e fundit rreth Speciales

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua sot rreth zhvillimeve të fundit për sa i përket edhe tentimit për shfuqizimin e Speciales.

Ka thënë se mes gjitha spekulimeve, është e rëndësishme që të vazhdohet për siguri për të ardhmen e vendit dhe për proceset e saj demokratike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mes spekulimeve është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe për proceset e saja demokratike. Shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim, dialog dhe marrëdhënie në baza të barabarta dhe të drejta”, ka shkruar Thaçi në Twitter, transmeton Koha.net.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar mbrëmë të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të rrëzuar Gjykatën Speciale.

Pas kësaj, urgjentisht Thaçi e Haradinaj patën një takim në presidencë, por megjithatë nuk dihet se çka saktësisht u bisedua.