(E përditësuar) Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ministrin Gabriel për mbështetjen që populli dhe shteti gjerman i kanë dhënë popullit të Kosovës në të gjitha periudhat.
“Gjermania është një partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në rrafshin bilateral, por edhe në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Thaçi.
“Presidenti ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Berlinit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën”, thuhet në një komunikatë për media nga zyra e presidentit.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gabriel, është shprehur i lumtur për vizitën e tij në Kosovë, në prag të dhjetëvjetorit të pavarësisë.
Edhe
Thaçi e konsideron Gjermaninë partner strategjik të pazëvendësueshëm për Kosovën
Ministri gjerman ka siguruar presidentin Thaçi se Gjermania do të jetë një partner i fuqishëm në vazhdimin e konsolidimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, në zhvillimin ekonomik dhe në perspektivën evropiane të Kosovës.
Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe do të vazhdojë t’ju qëndrojë para obligimeve ndërkombëtare që ka marrë.
Takimi Thaçi – Gabriel me dyer të mbyllura
Presidenti, Hashim Thaçi, mëngjesin e së enjtes ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, raporton Ekonomia Online.
Takimi i dy zyrtarëve është zhvilluar me dyer të mbyllura. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, mbrëmë është takuar edhe me kreun e ekzekutivit Ramush Haradinaj.
Edhe
Haradinaj: Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës
Gabriel, pas takimit me kryeministrin, tha se Kosova duhet të përgatitet edhe për “çështjet jo të këndshme”, siç janë ato Dhomat e Specializuara, të cilat do të trajtojnë krimet e mundshme të luftës.
Ai ka porositur gjithashtu që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të kalohet, si kriter që është vënë nga BE-ja për liberalizimin e vizave.