Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e konsideron Gjermaninë partner strategjik të pazëvendësueshëm për Kosovën

Foto: Hashim Thaçi / Facebook

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Francës, Jacque Chirac, është takuar edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier.

“Gjermania është partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës për forcimin e perspektives euroatlantike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar ai.