Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, kanë takuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë qëndrimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
“Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Takim miqësor dhe frytdhënënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi”, ka thënë Pacolli përmes një postimi në Facebook, transmeton Koha.net.
Ai ka potencuar se Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur edhe presidenti Thaçi përmes llogarisë së tij në Twitter.
“Takim i mrekullueshëm me Presidentin Erdogan.Turqia ka qenë partnere strategjike e Kosovës që të sigurojë njohje në skenën botërore”, ka shkruar Thaçi.