Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdogan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, theksohet në njoftim.
Nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë gjithashtu bëjnë të ditur se tre liderët u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë dhe konsultimin mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.
Javën e kaluar, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë u takuan në një dialog dyditor të ndërmjetësuar nga SHBA në Washington ku ranë dakord për të normalizuar lidhjet ekonomike.
Beogradi dhe Prishtina nënshkruan marrëveshje ndaras me SHBA-në në të cilat Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në Kuds. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike.
-
Erdogani bisedon me Kurtin për situatën në veri
-
Vuçiq: Erdogani mbështet dialogun me zgjidhje kompromisi
-
Thaçi bisedon me Erdoganin, i kërkon mbështetje për luftimin e koronavirusit
-
Serbia e Turqia thellojnë bashkëpunimin, Erdogan mbështet çfarëdo marrëveshje midis Beogradit e Prishtinës
-
Erdogani ia përmend dronët e Turqisë edhe Vuçiqit