Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi e informon Sekretarin e NATO-s për FSK-në

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim në Kanada edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në rajon.

Kreu i shtetit e ka njoftuar sekretarin Stoltenberg edhe për fushatën që kanë ndërmarrë institucionet e Kosovës për përfshirjen e komunitetit jo shumicë në Forcën e Sigurisë së Kosovës, transmeton ksp.

Ai ka thënë se roli i NATO-s në garantimin e paqes në rajon është i pazëvendësueshëm.

Në Kanada, presidenti Thaçi ka qenë pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, derisa gjatë ditës së djeshme ai ka udhëtuar për në kryeqytetin kanadez, ku do të ketë një sërë takimesh me përfaqësues të jetës politike dhe shoqërisë civile atje.