Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidentja Osmani takohet me Sekretarin e NATO-s

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, ndërsa nuk pritet të ketë deklarime pas takimit.

“Ne po punojmë me përkushtim që të anëtarësohemi në NATO. Kemi nevojë për mbështetjen e kësaj organizate edhe me anëtarët e NATO-s, të cilët nuk e njohin Kosovën”, ka theksuar Osmani.

Ndërkaq në kontekstin e sigurisë rajonale, Presidentja ka përmendur edhe rrezikun nga ndikimi rus në Ballkan, ndaj e ka konsideruar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë tejet të rëndësishëm, bëhet e ditur në një komunikatë për media.

Më pas, sekretari i NATO-s pritet të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Sekretarin i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po qëndron në një vizitë një ditore në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm