Rreth deklaratave të analistit amerikan Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi, thotë se lajmet e rreme, se ndihmojnë procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
"Është zhgënjyese të shohësh se si analistë të caktuar, në mënyrë të thjeshtë krijojnë planet e tyre fiktive (shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë. Përhapja e lajmeve të rreme s’e ndihmon këtë proces”, ka shkruar Thaçi, transmeton Koha.
Sipas Josephit, qëllimi i takimit në Washington të Ambasadorit Richard Grenel me Presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë ishte diskutimi i një marrëveshje dypalëshe bazuar në parimin e ndarjes së Kosovës.
It’s disappointing to see how certain analysts so easily create their fiction plans (land swap, partition, autonomy) and attribute them to those who are trying to make a historic deal between #Kosova & #Serbia. Spreading fake plans & news won’t help this process. https://t.co/APOAEfC5kY
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 7, 2020
-
Joseph reagon përsëri: Kosova dhe Serbia mund ta kenë një marrëveshje, krejt çka duhet është lidership
-
Joseph thotë se Thaçi e Vuçiqi në Washington diskutuan marrëveshjen me bazë ndarjen e Kosovës – Grenelli e quan “fake news”
-
Mustafa: Thaçi nuk mund të thotë se Hoti nuk guxon të dialogojë në Bruksel
-
“The Guardian”: Trumpi shpreson të përfitojë në zgjedhje nga bisedimet Kosovë – Serbi
-
Thaçi: Delegacioni i Kosovës në Washington të bëjë hapa të guximshëm drejt paqes me Serbinë