Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të deklaratës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, presidenti Thaçi do ta dekorojë emisarin special të presidentit Trump për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndarjen e dekoratës për ambasadorin Grenell e ka konfirmuar edhe kabineti i presidentit Thaçi.
Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së.
Medalja Presidenciale e Meritave u tha se po i ndahet ambasadorit Richard Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon./KSP/
-
Vuçiqi dekoron Grenellin: E meriton për përkushtimin e tij ndaj Serbisë
-
Trumpi i ndan medalje Grenellit për marrëveshjen Kosovë-Serbi
-
Thaçi e uron Grenellin, ia lëvdon punën edhe si i dërguar special për dialogun Kosovë-Serbi
-
Thaçi falënderon Trumpin: Me ndihmën tuaj do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë
-
Grenell, Thaçit: Progresi në dialogun me Serbinë përfshin heqjen e tarifave