Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka dekretuar Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, një javë pasi mori miratimin e Kuvendit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Thaçi ka thënë se po ashtu ka dekretuar edhe Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.
Sipas tij, këto tri ligje do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës dhe në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Ligji për luftimin e pandemisë parasheh, ndër tjerash, edhe dënime prej 35 deri 500 euro për ata që nuk respektojnë masat.
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 12006 raste pozitive me COVID-19. 438 persona kanë humbur betejën me virusin.
-
Thaçi dekreton Ligjin për Buxhetin
-
Mbi 300 mijë gjoba të shqiptuara nga Policia për shkelje të masave anti-COVID
-
Osmani dekreton Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike
-
Mbi 47 mijë gjoba për kosovarët që nuk respektuan ligjin kundër COVID-19
-
Në javën e parë të Ligjit anti-COVID, Policia shqiptoi rreth 5.000 gjoba