Presidenti Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medaljen e Pavarësisë bashkëshortën dhe dy djemtë e ish komandantit të UÇK-së, Ekrem Rexha, i njohur si Komandant Drini.
“Familjes së Ekrem Rexhës, bashkëshortes Hajrijes dhe djemve të dashur Ekremit dhe Drinit, ua dorëzova Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë dhe urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.
“ Si bashkëluftëtar, komandant i Zonës Operative të Pashtrikut dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, komandant “Drini” ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në postimin e presidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Familjarët e komandant Drinit kërkojnë zbardhjen e rastit ose “mbylljen e tij”
-
Thaçi dekoron me urdhrin “Hero i Kosovës” Shaban Dragajn
-
Dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dekorohen me urdhrin Hero i Kosovës
-
Presidenti dekoron me Urdhrin e Lirisë veprimtarin Brahim Zeka
-
Thaçi dekoron Loris Castriota Skanderbegun, Reto Nausenin dhe Gjon Berishën