Deputetja e LDK-së, Teuta Rugova në një postim të ri në Facebook theksuar se “deklarata ime është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim”, transmeton Koha.net.
“Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, ka thënë ajo.
Në postimin paraprak ajo e kishte ftuar partinë e saj që ta votonte të nominuarin e PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinajn.
Ky është postimi i ri i Teuta Rugovës:
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”..
Lexoni edhe: Teuta Rugova fton LDK -në të përkrahë Haradinajn për kryeministër
-
Reagimet ndaj deklaratave kontradiktore të Rugovës “bombardojnë” Facebook-un
-
Rugova pranon se s’do të jetë deputet, thotë se do të punojë për LDK-në
-
LDK-ja në hall me Teuta Rugovën, nuk di çfarë të bëjë me të
-
Hoti: Pjesëmarrja e Teuta Rugovës në seancë, në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së
-
Teuta Rugova del sërish kundër LDK-së