Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tetë të vdekur në Shqipëri nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, janë testuar 3761 mostra dhe prej tyre 896 kanë rezultuar pozitive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 514 persona.

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 76.350 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri, prej tyre 1358 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 46.420, ndërsa janë 28.572 raste aktive.