Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 8 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2,980 personave.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 72 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë ndërkohë që, në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.