Tetë deputetë të koalicionit qeverisës kanë nënshkruar mocionin për mosbesim ndaj qeverisë.
Nait Hasani, Shukri Buja, Rafet Rama, deputetë të PDK-së, Raif Qela i Lëvizjes për Bashkim, Jelena Bontiq dhe Slobodan Petroviq të Listës Serbe, Kujtim Paçaku dhe Danush Ademi të 6+, janë në mesin e deputetëve të partive në pozitë që kanë nënshkruar mocionin e nisur nga Nisma.
32 nënshkrime tjera janë të deputetëve opozitarë.
Në dorëzimin e mocionit me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar nga Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e VV-së dhe Enver Hoti i Nismës për Kosovën.
Mocioni është dërguar në sekretarinë e Kuvendit të Kosovës. Sot pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit ndërsa seanca plenare e Kuvendit pritet të mbahet brenda 48 orëve.

-
Mocioni i LDK-së për mosbesim ndaj Qeverisë mbërrin në Kuvend
-
Opozita beson se të mërkurën do ta rrëzojë Qeverinë me vota
-
Mocioni kundër Qeverisë të mërkurën në Kuvend
-
Pesë ditë për shqyrtim të mocionit, 61 vota për rrëzim të Qeverisë
-
Nisma e bindur se do t’i bëjë nënshkrimet për mocion, vendoset javën që vjen