Mocioni i opozitës, të cilit iu bashkuan edhe deputetë nga pozita, tashmë është zyrtar.
Kryesia e Kuvendit, obligohet që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila duhet të mbahet brenda pesë ditëve, në të cilën do të votohej mocioni, i cili duhet të marrë së paku 61 vota të deputetëve për ta rrëzuar Qeverinë.
Deputetë përfaqësues të Nismës për Kosovën, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Kuvend mocionin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Mocioni me nënshkrimin e 42 deputetëve është dorëzuar sot nga Pal Lekaj i AAK-së, Aida Dërguti e VV-së dhe Enver Hoti i Nismës për Kosovën.