Është mbyllur për qarkullim të veturave rruga “Xhorxh Bush” nga Katedralja deri tek hotel “Grand”.
Kjo për arsye të testimit për projektin e zgjerimit të sheshit në Prishtinë.
Zyrtarë nga komuna e Prishtinës thonë se kjo nuk do të jetë hera e vetme pasi që bllokimi i rrugës do të ndodh edhe fundjavave në vazhdim sepse zgjerimi i sheshit në kryeqytet do fillojë së shpejti.
Kjo rrugë po qëndron e mbyllur për vetura që nga ora 6:00 e mëngjesit dhe do vazhdojë të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave deri në orën 24:00.
Komuna e Prishtinës synon që rrugën kryesore të qytetit ta kthejë në një park më të madh që e ka quajtur parku qendror i Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia kundër, Komuna insiston që rrugët “Xhorxh Bush” e “Garibaldi” të kthehen në shesh
-
Mbyllja e rrugës për festa, kaos trafiku nëpër Prishtinë
-
Komuna e Prishtinës planifikon shesh të ri por s’ka plan për tollovinë nga makinat
-
Komuna nuk tërhiqet nga zgjerimi i sheshit, që nënkupton mbylljen e rrugëve “Xhorxh Bush” e “Garibaldi”
-
Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë e mbyllur për vetura vetëm të dielave