Pasi që ka testuar mbylljen për qarkullimin e automjeteve nëpër rrugën “Xhorxh Bush”, Komuna e Prishtinës, të hënën, ka bërë të ditur se mbyllja do të bëhet vetëm gjatë të dielave.
Një ndalesë e tillë u aplikua të dielën që shkoi prej orës 6:00- 24:00, me qëllim të testimit se si do të funksionojë qyteti pas realizimit të projektit për zgjerimin e sheshit qendror edhe në pjesën prej Grandit deri tek katedralja “Nëna Terezë”.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë në një deklaratë për “Kohën Ditore” se kjo rrugë do të kthehet në shesh, duke u mbyllur përherë për qarkullim të automjeteve, vetëm pasi të ndërtohet parkingu nëntokësor dhe të krijohen kushte të tjera për komunikacionin nëpër kryeqytet.
Ahmeti ka thënë se kthimi i rrugës “Xhorxh Bush” në shesh është miratuar me Planin Zhvillimor në vitin 2013 (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Hapu-mbyllu, vazhdon eksperimenti në “Xhorxh Bush”
-
Mbyllet “Xhorxh Bushi” për qarkullim të automjeteve
-
Mbyllet qarkullimi në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
-
Rruga “Xhorxh Bush” nga e premtja hapet për qarkullimin e autobusëve e të taksive
-
Mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush”, “Trafiku urban” me vonesa