Nga ora 12:00 e ditës së sotme ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë.
Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla, dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët, raporton Tch.
Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.
Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën.
-
“Rruga e Kombit” nis me pagesë, forca policie pranë sporteleve
-
Nis taksa në Rrugën e Kombit, ishte paralajmëruar për mesin e prillit
-
Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi
-
Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi
-
Tarifat në Rrugën e Kombit sipas kategorive të automjeteve