Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi

Nga kjo e hënë, ka hyrë në fuqi tarifa për qarkullim në autostradën që lidh Kosovën me Shqipëri.

Qytetarët që e shfrytëzojnë më shpesh Rrugën e Kombit nuk janë të pajtimit me çmimin prej 5 eurosh për vetura, raporton KTV.

Një ndër arsyet që përmendin është mospërfundimi i autostradës.

Derisa kundërshtime për vënien e taksës për rrugën ka më së shumti nga bizneset.

Për banorët e Qarkut të Kukësit tarifa është zbritur në 100 lekë.

Ndërkohë, bizneset që udhëtojnë çdo ditë do të pajisen me karta digjitale.

Edhe Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi Video Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi

Pagesa në këtë autostradë fillimisht kishte nisur më 29 mars, për t’u ndërprerë pas protestave të banorëve të Kukësit, të cilat kishin eskaluar me dhunë e si pasojë ishin djegur edhe pikat kontrolluese që janë të vendosura afër tunelit të Kalimashit.

Kjo ka shtyrë që edhe hyrja në fuqi e taksës të përcillet nga forca të shtuara të Policisë.

Çështja e pagesës do të diskutohet edhe në mbledhjen e pestë të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila mbahet në nëntor në këtij viti në Pejë.