73.3 për qind është rezultati që maturantët e kanë arritur në testin Shtetëror të Maturës. Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi ka deklaruar se ky është rezultati më real ani pse është më i ulët se vitin e kaluar.
73.3 përqind është arritja në gjuhën shqipe, 88.7 për qind arritja në gjuhën boshnjake ndërsa 56.5 për qind është rezultati i testit për nxënësit e gjuhës turke, raporton KTV.
“Realisht nuk kemi prit më shumë por interesimi ka qenë që të rezultati të jetë real. Megjithatë nuk kemi rënie shumë të madhe. Konsideroj që ka pasur tentime që të bëhen kopjime por nuk kanë ndikuar në rezultatin e testit. Ndaj monitoruesve që kanë bërë shkelje janë marrë masa. Janë larguar 87 nxënës nga testimi. I kemi identifikuar problemet” ka thënë ministri Bytyqi.
Ai ka deklaruar se do të hapet debat për testin e maturës për të parë metodat tjera për testim.
Nxënësit kanë të drejtë ankese për 3 ditët pas shpalljes së rezultatet ndërsa ende nuk caktuar data e mbajtjes së pjesës së dytë të testit të Maturës Shtetërore.
-
Rezultate më të dobëta në Testin e Maturës, për shkak të përforcimit të monitorimit
-
Bytyqi arsyeton përqindjen e ulët të kalueshmërisë në Testin e Maturës me monitorim të suksesshëm
-
71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%
-
Publikohen rezultatet e Provimit të Maturës