64.64 për qind është kalueshmëria e testit të maturës shtetërore.
Por, këtë rezultat ndonëse të ulët, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, e ka vlerësuar si mjaft të suksesshëm, meqë sipas tij, monitorimi kësaj radhe ka qenë më i mirë.
Mësimi në gjuhën shqipe ka kalueshmëri prej 64.40 për qind, në gjuhën boshnjake 85.43 për qind, ndërsa në gjuhën turke 69.47 për qind.
Për shkak se prishën rregullat e testimit, 5 administrues janë përjashtuar krejtësisht nga testi i maturës dhe janë dënuar me 300 euro gjobë, si dhe 3 administratorë janë dënuar me mosushtrim të kësaj veprimtarie.
Ndërkaq, 270 nxënës janë larguar nga testimi për shkak të përdorimit të telefonit.
Vitin e kaluar ishte 73.26 përqind kalueshmëria e testit të maturës shtetërore.
-
Bytyqi arsyeton përqindjen e ulët të kalueshmërisë në Testin e Maturës me monitorim të suksesshëm
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%
-
Publikohen rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës, kalueshmëria mbi 51 për qind
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria mbi 68%
-
Kalueshmëria në Testin e Maturës, 67.44 për qind