Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar rezultatet e afatit të dytë të provimit të maturës, ku i janë nënshtruar 5629 nxënës të klasave të 12-ta.
Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë në afatin e dytë ishte 51.23 për qind. Nga ky rezultat, 51.30 për qind ishte kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 58.21 në mësimin në gjuhën boshnjake e 34.04 për qind në gjuhën turke.
MASHTI ka bërë të ditur se për shkak të përdorimit të telefonave janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.
“Rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 28 gusht është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke, ndërsa është mbajtur në 68 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar 200 komisionerë, 130 mbikëqyrës, 65 vëzhgues, si dhe 650 administrues. Ndërsa, të gjitha Qendrat e Testimit janë monitoruar edhe nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC). Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 41 nxënës, të cilëve u është anuluar testi. MAShTI falënderon të gjithë të përfshirët në procesin e mbajtjes së Provimit Shtetëror të Maturës për kontributin dhe bashkëpunimin e tyre”, thuhet nga MASHTI.
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria mbi 68%
-
18 nxënës u përjashtuan nga Testi i Maturës
-
71 për qind kalueshmëria në Testin e Maturës, rezultate më të larta në anglisht sesa në shqip e matematikë
-
Publikohen rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria e testit të maturës 68.6%
-
Ministria: Një numër i konsideruar i nxënësve u larguan nga testi i maturës për shkak të telefonave