Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

18 nxënës u përjashtuan nga Testi i Maturës

Testi i matures

Ministria e Arsimit ka njoftuar se 18 nxënës janë përjashtuar nga Testi i Maturës të shtunën, për shkak të posedimit të telefonit.

MASH-i ka bërë të ditur se testimi ka shkuar sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara.

Provimit të Maturës sot iu nënshtruan 4967 nxënës që kishin dështuar javë më parë në testimin e parë.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka organizuar sot Provimin e Maturës Shtetërore, në 55 qendra të testimit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Për këtë afat, përmes platformës eKosova kanë aplikuar gjithsej 5,033 kandidatë, ndërsa pas shqyrtimit dhe verifikimit të aplikimeve, janë aprovuar 4,967 prej tyre. Procesi i testimit ka filluar në orën 10:00 sipas planifikimit dhe procedurave të përcaktuara për administrimin e Provimit të Maturës Shtetërore. Gjatë procesit të testimit, 18 kandidatë janë përjashtuar nga provimi për shkak të posedimit të telefonit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen dhe administrimin e provimit”, thuhet në njoftim të MASH-it.