Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) ka bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i parë), sipas të cilave rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 67.44 për qind.
Prej këtij rezultati, 67.38 për qind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 77.32 për qind në gjuhën boshnjake dhe 62.44 në gjuhën turke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë test kanë marrë pjesë 25.362 nxënës, nga 26.699 sa e kanë paraqitur testin, prej të cilëve 17.105 e kanë kaluar testin, ndërsa për 8.257 maturantë do të mbetet si mundësi edhe afati i dytë i Provimit të Maturës.
Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie, për të cilën gjë i ka falënderuar të gjithë akterët pjesëmarrës në proces, ndërsa tha se rezultatet e nxënësve janë të kënaqshme.
Berisha bëri të ditur se janë 63 maturantë, të cilëve iu është anuluar testi, për shkak se kanë tentuar të përdorin telefonin, ndërsa nuk ka pasur parregullsi që do ta dëmtonin procesin.
KShM-ja ka bërë të ditur se të gjithë ata maturantë, të cilët konsiderojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë me rastin e vlerësimit, afati i ankesës është 3 ditë dhe kjo drejtë ushtrohet në shkolla, respektivisht në drejtoritë komunale të arsimit.