Adelina Tërshani nga Rrjeti i Grupit të Grave ka folur lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Ajo ka thënë se rastet e tilla po shpeshtohen ashtu siç po shtohet edhe raportimi i viktimave.
Tërshani ka shtuar se është neglizhenca dhe mos serioziteti i institucioneve të drejtësisë që po i bën këto raste të përsëriten.
“Nesër do të ketë protestë dhe unë i ftoj të bashkohen të gjithë. Protesta do të mbahet nesër nga ora 12. Aty do t’i adresojmë kërkesat tona. Ne po punojmë çdo ditë me raste të tilla dhe ne do të protestojmë sepse ato po hasin në vesh të shurdhër”, ka thënë ai.
Ajo ka thënë se për ata që e kanë pushtetin reagimin nuk mjafton.
Edhe
Aktivistet protestojnë në Prizren për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj
“Nuk mundesh me qenë përgjegjës i një institucioni që po dështon vazhdimisht edhe me u mjaftu me një reagim. Duhet me shiku ku po çalon ky problem. Qytetarët tashmë janë vetëdijesuar deri diku, por gratë dhe vajzat që përjetojnë një dhunë të tillë, e dinë që mund të hasin në neglizhencë të institucioneve”, ka thënë ajo.
Tërshani ka shtuar se shteti duhet të tregojë seriozitet sepse shoqëria civile nuk mund ta luaj rolin e Policisë e Gjykatës.
Ajo ka thënë se në Kosovë shoqëria është e prirë ta shfajësojë fajtorin e të fajësojë viktimën.
Tershani ka thënë që duhet të bojkotohen fytyrat publike që përkrahin dhunuesin.
Edhe
Protestë në Ferizaj pas vrasjes së 18-vjeçares
“Për të gjitha qytetet e vogla janë të rëndësishme protestat e tilla”, ka thënë ajo.