Vrasja e një 18-vjeçareje ditën e diel në Ferizaj ka ngjallur zemërim në vend. Krerët institucionalë reaguan duke kërkuar nga autoritetet e drejtësisë që të merren me urgjencë me rastin ndërsa organizatat e ndryshme kërkuan më shumë angazhim nga shteti për të mbrojtur jetën e femrave.
Në këtë linjë, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur një protestë për sot në orën 12:00. Protesta mbahet pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës.
Në njoftim thuhet se kërkesat e protestës janë adresimi i fenomenit të femicidit ashtu siç e parasheh Konventa e Stambollit, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe gratë në të gjitha hapësirat, dhe trajtim të drejtë të dhunës me bazë gjinore ndaj grave nga Qeveria e Kosovës.
Lidhur me rastin një person është arrestuar dhe një tjetër është në kërkim nga policia lidhur me vrasjen e një 18-vjeçareje në Ferizaj.
-
Kërkohet paraburgim ndaj 24 vjeçares në Ferizaj që dyshohet për vrasjen e të dashurit
-
Vritet një 32-vjeçar në Ferizaj, arrestohen e dyshuara 24 vjeçe dhe babai i saj
-
Gjendet 17-vjeçarja në Ferizaj që u raportua e zhdukur që nga data 6 mars
-
Një i mitur dyshohet se u dhunua në Ferizaj, autori ende i paidentifikuar
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë