Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka dhënë të premten mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Ai ka thënë se agjërimi i Ramazanit e freskon besimtarin dhe shton ndenjën e solidaritetit.
“Ramazani është muaj i bekuar që freskon dhe ujitë zemrat dhe mundëson ruajtjen e kultivimin për familjen dhe misionin e saj. Apeloj te të gjithë të angazhohemi në ruajtjen e familjes ashtu siç na ka krijuar zoti me dy gjini”, ka thënë ai.
Tërnava ka folur edhe për ndalimin e shkollimit të një vajze me mbulesë në një shkollë në Gjakovë.
“Ky rast shpresojmë të mbetet i izoluar dhe BIK-u dënon rastin e tillë. MASHT-i të bëjë shfuqizimin e udhëzimit administrativ për ndalimin e shkollimit të vajzave me mbulesë”, tha Tërnava./kp
-
Tërnava: Ramazani thërret për paqe dhe dashuri ndaj vendit
-
Tërnava uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit
-
Tërnava uron për muajin e Ramazanit, bën thirrje për ndaljen e luftërave
-
Tërnava uron për muajin e Ramazanit duke bërë thirrje për ndaljen e luftërave
-
Myftiu Tërnava me rastin e fillimit të Ramazanit bën lutje për ndalje të luftërave