Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, i ka akuzuar disa organizata të huaja për sjelljen e ekstremizmit fetar në vend.
Në një intervistë për ‘er’, ai ka thënë se shkaku i neglizhencës dhe papërgjegjësisë së disa institucioneve shtetërore disa organizatave të huaja dhe disa individëve u është lejuar të zhvillojnë aktivitete në vend pavarësisht prej kundërshtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Sipas tij, për 13 vjet BIK-u i ka ftuar institucionet vendore të shikojnë se kush po hyn në Kosovë dhe çfarë aktiviteti po zhvillon.
Sipas Tërnavës, roli i BIK’ut për zvogëlimin e ekstremizmit ka qenë i madh.
Myftiu Tërnava u ka bërë thirrje politikanëve në Kosovë që të bëjnë një fushatë të qetë zgjedhore në këtë muaj të Ramazanit dhe të mos fyejnë dhe shajnë njëri-tjetrin.
Ndërsa ka edhe një kërkesë për politikën në Shqipëri: “Do t’i ftoja institucionet shqiptare që mos t’i mbajnë zgjedhjet në ditën e festës së Bajramit, por ta shtyjnë këtë datë edhe për një javë”.
-
Në kremten e Bajramit u bë thirrje për stabilitet politik
-
Tërnava në mesazhin për festën e Kurban Bajramit kërkon unitet nga partitë politike
-
Myftiu Tërnava kritikon politikanët, u bën thirrje ta kenë prioritet interesin shtetëror
-
Në Bajram, Tërnava thirrje për tolerancë politike e kompromise
-
Myslimanët festojnë Kurban Bajramin