Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmkolli: Askush nuk po e gjykon UÇK-në, prandaj gjithkush le ta mbrojë veten

Ish-deputetja Melihate Tërmkolli, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka thënë se askush nuk po e gjykon UÇK-në, prandaj ka bërë thirrje që secili të mbrojë vetën.

“Pa patetikë, Kosova e para”, është titulli i artikullit të saj, dërguar në adresë të portalit Koha.net, rreth diskutimeve për Gjykatën Speciale.

Lexojeni të plotë artikullin e Tërmkollit:

Pa patetikë, Kosova e para!

Askush nuk e ka gjykuar luftën e shqiptarëve të Kosovës për liri e ҁlirim.

Edhe West: S’u ndoq penalisht as UÇK-ja e as lufta për pavarësinë e Kosovës Arbëri West: S’u ndoq penalisht as UÇK-ja e as lufta për pavarësinë e Kosovës

Askush nuk e ka gjykuar as nuk po e gjykon UҪK-në.

Askush, prandaj nuk ka nevojë ta mbrojë UҪK-në

Secili le ta mbrojë veҁ veten e vet! (nga vetja e vet).

Të tjerët përrreth, që po përpiqen të bëjnë patriotët, me rrëfimet herë për “re të zeza”, herë për “pastërti” të qiellit të Kosovës, së paku të heshtin.

E dinë mirë të gjithë kush i solli retë e zeza.

Edhe “Evropa s’ka ndryshuar karshi Kosovës por po sheh, ky shtet është kriminalizuar” Arbëri “Evropa s’ka ndryshuar karshi Kosovës por po sheh, ky shtet është kriminalizuar”

Mos guxoni prandaj të drejtoni gishtin ndaj askujt për Gjykatën Speciale!

Siҁ e thoshit edhe vetë “ një e keqe e domosdoshme”.

Pa kopjuar kultura të huaja, do të na bënte nderë respektimi i së paku një minimumi nga kodi kulturor kombëtar i shqiptarëve, edhe në ditë të mira edhe në ditë të vështira.

Në atë rast, të gjithë do të dilnim fitues.

Në veҁanti përfaqësuesit e institucioneve të shtetit, kanë detyrë të sillen në pajtim me obligimet shtetërore dhe interesat nacionale, edhe në këtë rast.

Edhe Melihate Tërmkolli, pa doreza për çdo gjë Arbëri Melihate Tërmkolli, pa doreza për çdo gjë

Pa patetikë, Kosova e para!

(P.S. për tri vite me radhë 2015-2018, në Kuvendin e Kosovës, shumë deputetë të ashtuquajtur “komandantë” të UҪK-së, e tmerruan opinionin e Kosovës me akuzat më të rënda kundër njëri tjetrit, për krime, për pasurim e për ҁka jo. Atëherë, në Kuvend iu thashë se “po ia përgatitni njëri tjetrit dosjet për Gjykatën Speciale”.). Apo nuk është kështu?!