Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka folur për akuzat që shumë liderë të institucioneve në Kosovë i drejtojnë kah ndërkombëtarët. Thotë se duhet ndaluar praktikën që për shumë dështime fajin ua lënë të tjerëve.
Tërmkolli në Intervistën e Javës në Koha.net ka thënë se tani Evropa po e sheh që Kosova është kriminalizuar, dhe për këtë, ky shtet duhet dekriminalizuar.
“Po kjo Evropë na përkrahu kur ishim para shuarjes si popull, para një gjenocidi. Krejt kjo Evropë e bota perëndimore u ngrit në mbrojtje të Kosovës. Por, çfarë ndodhi më pas? Evropa nuk është kundër nesh. Ka një problem që ne edhe tutje po përpiqemi ta fshehim para vetes. Evropa nuk ka ndryshuar karshi neve por Evropa po sheh! Ky shtet është kriminalizuar, institucionet janë kriminalizuar. Janë uzurpuar shtyllat më të rëndësishme të shtetit. Gjithë pasuria e Kosovës është duke u grabitur nga një grup dhe kemi ardhur në një situatë që as Evropa as askush s’mund të të ndihmojë kur ne vet sillemi kështu ndaj pasurisë sonë. Ky shtet duhet të dekriminalizohet”, tha Tërmkolli.