Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tërmet në Shqipëri

Qendra Sizmologjike Euro-Mediterane (EMSC) njoftoi se është regjistruar një dridhje toke në Shqipëri.

Sipas Qendrës, dridhjet u shënuan të mërkurën me 3.5 shkallë të Rihterit në qytetin e Elbasanit.

S'është raportuar për dëme, derisa EMSC-ja theksoi se janë regjistruar edhe disa dridhje më të vogla.

Që prej tërmetit të fundit vdekjeprurës më 26 nëntor 2019, Shqipëria është goditur me tërmete të vazhdueshme por me shkallë më të ulëta të Rihterit.