Femije Gashi-Bytyqi, avokate mbrojtëse e Murat Jasharit, në një deklaratë për KTV-në, ka thënë se gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica, ka marrë vendim që të gjitha seancat për rastin “Syri i Popullit” të jenë të mbyllura për publikun.
Ndaj këtij vendimi është shprehur kundër pala mbrojtëse që është arsyetuar se rasti është në interesin e publikut për shkak se ka akuza që përfshijnë zyrtarë të lartë shtetërorë.
Seanca fillestare për të akuzuarit si pjesëtarë të organizatës “Syri i Popullit”, dështoi më 29 mars në mungesë të të akuzuarit, Bajrush Konjusha, derisa seanca ishte shtyrë për sot.
Pjesë e aktakuzës së ngritur një muaj më herët nga Prokuroria Speciale, janë gjithsej 10 persona që akuzohen për vepra të ndryshme, përfshirë përgatitjen e veprave terroriste, hakmarrje e hakmarrje në ndihmë dhe të tjera.
Seanca për “Syrin e Popullit” mbahet pa publik
Seanca gjyqësore ndaj pjesëtarëve të “Syrit të Popullit” është mbyllur për publikun, raporton KTV.
Sadri Ramabaja, Avni Llumnica e Murat Jashari janë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Megjithëse shumica e avokatëve të të akuzuarve ishin kundër, gjyqtarja Naime Krasniqi-Jashanica e ka mbyllur seancën. Ajo ka thënë se aktvendimin e shkruar do ta nxjerr së shpejti.
Avokatja Femije Gashi-Bytyqi, e cila mbron Murat Jasharin, ka thënë se seanca ka interes të jetë e hapur pikërisht për shkak të interesit publik sepse akuza, sipas saj, përfshin edhe zyrtarët e lartë shtetërorë.