Misioni i KFOR-it është duke monitoruar situatën që është krijuar në veri të Kosovës pas vendimit të përfaqësuesve serbë që t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës.
Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-i ka thënë se është në kontakt të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e kësaj force.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Trupat e KFOR-it po monitorojnë situatën në terren dhe vazhdojnë të zbatojnë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Sipas kësaj trupe paqeruajtëse të NATO-s, është thelbësore që palët të vazhdojnë dialogun “për hir të sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në rajon”.
Me dorëheqjen e përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, është tensionuar situata në veri të vendit.
Dorëheqjen e kanë dorëzuar edhe kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.