Ka kaluar në përplasje verbale e tensione seanca për çështjen e energjisë. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, dhe Ejup Ahmeti i Vetëvendosjes, kanë akuzuar njëri-tjetrin për dallavere.
Bajrami fillimisht akuzoi Ahmetin se është partner biznesi me një kompani që po fiton miliona nga energjia në Kosovë. E Ahmeti iu përgjigj duke e akuzuar se bashkëshorti i saj ka kompani farmaceutike. Ai madje akuzoi për përfshirje në dallavere me energjinë familjarët e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas kësaj, Bajrami duke i quajtur shpifje deklaratat e Ahmetit, i ka bërë thirrje që këto t’i thotë para objektit të Kuvendit “aty ku nuk ka imunitet”.
Në vazhdim, Bajrami iu afrua ulëses së Ahmetit duke i bërë me duar që të dalë jashtë Kuvendit për të folur.
Situata shkaktoi tensione, ndërsa kryeparlamentarja Albulena Haxhiu bëri thirrje vazhdimisht për shtensionim.