Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Moti vapa sheshi nxeht temperatura

Foto: Driton Paçarada

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot (e shtunë) pritet të ketë temperatura të larta deri në 36 gradë Celsius. Ngjashëm pritet të jenë temperaturat edhe nesër. 

“Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C”, thuhet në njoftim.

IHMK-ja ka rekomanduar shmangien e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00, përdorimin e mjeteve mbrojtëse nga dielli dhe konsumimin e sasive të mjaftueshme të ujit.

Instituti ka paralajmëruar se temperaturat e larta dhe rrezatimi i fortë diellor mund të shkaktojnë lodhje, dehidrim dhe shqetësime te personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe të moshuarit.

Gjithashtu është rekomanduar ujitja e rregullt e kulturave që ndodhen në fazat më të ndjeshme të zhvillimit.

Edhe Temperaturat deri në 34 gradë celsius sot në Kosovë Arbëri Temperaturat deri në 34 gradë celsius sot në Kosovë

“Ujitja të kryhet në orët e hershme të mëngjesit ose në mbrëmje, për të shmangur stresin termik dhe humbjet e ujit”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.