Telekomi i Kosovës ka bërë të ditur të premten se Gjykata Komerciale ka miratuar ankesën e ndërmarrjes lidhur me çështjet e procedurës përmbarimore në rastin e “Dardafon.net – Z-Mobile”.
Sipas një komunikate për media, Gjykata ka urdhëruar kthimin e shumës prej rreth 4.4 milionë eurosh, që sipas Telekomit ishte tërhequr jashtëligjshëm nga llogaritë e ndërmarrjes dhe i ishte bartur përmbaruesit privat e më pas “Dardafonit”.
Në njoftim theksohet se Gjykata ka konstatuar se përllogaritja e kamatëvonesave është bërë nga një subjekt i tretë, jo i autorizuar ligjërisht, i angazhuar nga vetë përmbaruesi, e jo siç kërkon Ligji për Procedurë Përmbarimore.
Si rrjedhojë, kjo përllogaritje është shpallur e pavlefshme dhe juridikisht e papranueshme.
Telekomi ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore ndaj përmbaruesit.
-
Oda e Përmbaruesve Privatë për rastin e Telekomit: Vendimi i Komerciales, precedent i rrezikshëm
-
Telekomi thotë se i janë bllokuar llogaritë sërish
-
Telekomi akuzon Kushtetuesen për rastin e “Dardafonit”: E vulosi një padrejtësi të strukturuar
-
Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
-
Përmbarimi përtej tarifave