Halil Kurmehaj, përfaqësues i Iniciativës së Pavarur për të Verbër, ka thënë se Ligji për të verbrit në Kosovës është shumë pak i zbatueshëm përkundër që është miratuar në vitin 2012.
Në “Express Intervistën” Kurmehaj ka thënë se është vetëm një ligj që rregullon të drejtat e të verbërve, e që zbatimi i tij në praktikë lë shumë për të dëshiruar.
“Në Kosovë ekziston një kornizë ligjore që rregullon çështjen e personave me aftësi të kufizuara kurse për të verbrit është vetëm një ligj, i cili rregullon të drejtat e tyre. Ligji për persona të verbër është miratuar në vitin 2012, ndërsa ka filluar të zbatohet që nga janari i vitit 2013, por në praktikë lë shumë për të dëshiruar zbatimi i këtij ligji i cili nuk zbatohet në mënyrë të drejtë dhe parimore”, ka thënë Kurmehaj.
Ditë më parë të verbrit kanë bërë një protestë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesën kryesore për punësim.
Kurmehaj thotë se sipas ligjit institucionet janë të obliguara që të punësojnë 1 të verbër në çdo 50 të punësuar. Megjithatë
Edhe
Në Kosovë zbatohen vetëm 2 nga 25 nenet e Ligjit për të Verbrit
“Motoja e protestës ishte “ne kemi dinjitet”, por pika kryesore e saj ishte ‘ne kërkojmë punë’. Në çdo 50 të punësuar institucionet janë të obliguara që të punësojnë një të verbër. Realiteti është se kjo nuk është duke u zbatuar aspak. Saranda Bogujevci, nga komisioni për të drejtat e njeriut, premtoi që në këtë muaj do të organizohet një takim për të shqyrtuar problemet e të verbërve”, ka thënë ai.
Ai thotë se në ditën e protestës së tyre nuk kishin arritur të kontaktojnë me asnjë përfaqësues të Qeverisë përkundër numrit të madh të zëvendësministrave.
“Nuk kemi kontaktuar direkt me Qeverinë, përkundër që ishim te ndërtesa dhe kërkuam që të flasim me njërin prej përfaqësuesve të Qeverisë përkundër numrit të madh të zëvendësministrave. Të verbrit në Kosovë kanë vështirësi të shumta. Është shumë e vështirë që të funksionohet si i verbër, pasi nuk kemi mundësi që të studiojmë në alfabetin e Brajit. Universitetet nuk ofrojnë asnjë mundësi për ne. Shpeshherë prindërit lexojnë për fëmijët e tyre”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Më tutje ai ka bërë të ditur se përmes teknologjisë ka arritur që të kryejë edhe universitetin. Ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të formojë një qendër që do të ndihmonte në shkollimin e të verbërve.
“Kam pasur vështirësitë e mia, por kam pasur fatin që të jem në universitetin amerikan me ç’rast kam arritur të mësoj teknologjinë dhe kam mësuar përmes ‘screen reader’. Në shkollën fillore kemi mësuar përmes diktimit. MASHT-i do të duhej të formonte, në kuadër të Ministrisë apo të ndonjërit të ndonjë Universitetit, një qendër për ndihmë ndaj personave me aftësi të kufizuar. Do të duhej t’iu ofrohej kushte për të mësuar edhe të verbërve. Literatura mungon shumë, përkundër që po punohet në këtë drejtim por lë për të dëshiruar në aspektin profesional”, thotë ai.
Kurmehaj bën të ditur se në Kosovë janë rreth 2 mijë të verbër, kurse rreth 40 prej tyrë kanë kryer arsimin e lartë.
“Sipas disa shënimeve janë rreth 2 mijë të verbër por është duke u manipuluar si edhe te veteranët. Ata që kanë kryer studimet janë rreth 40. Është një numër shumë i vogël që punojnë dhe ata janë që kanë kryer shkollimin e mesëm para luftës, kurse numri i të punësuarve me arsim të lartë lë për të dëshiruar”, ka deklaruar Kurmehaj.
Edhe
Ligji për personat e verbër nuk po zbatohet
Kurmehaj ka thënë se për të përfituar nga beneficionet që ofrohen në institucionet shëndetësore të verbrit duhet të jenë të pajisur me një librezë, dhe për këtë shumë prej tyre detyrohen që të jenë pjesë e ndonjë shoqate. Ndërsa thotë se duhet të paguajnë taksë prej 24 eurove. Ai ka paralajmëruar protesta të reja nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje.
“Te institucionet shëndetësore janë të rregulluara të gjitha shërbimet, megjithatë me shumë vështirësi aplikohen. Por, duhet të jesh anëtar i ndonjë shoqate për të verbër për të shfrytëzuar beneficionet që ofrohen. Nuk kanë të gjithë libreza, dhe numri i tyre është mjaft i lartë për shkak se po detyrohen që të jenë pjesë e ndonjë shoqate. Ata duhet të paguajnë taksë prej 24 euro. Gjatë këtij muaji po shpresojmë që të takohemi me Komisionin për të drejtat e njeriut si dhe komisione të tjera. Nëse nuk do të ketë lëvizje në këtë drejtim atëherë do të vazhdojmë me protesta. Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të na mbështesin pasi jemi në një situatë të keqe”, shprehet ai.