12 deputetët e larguar nga Lëvizja Vetëvendosje që tash e disa muaj kanë funksionuar si Grup i Deputetëve të Pavarur (GDP), gjatë ditës së djeshme kanë publikuar logon e partisë së tyre të re, ndërsa sot, në Ditën e Evropës, këta deputetë pritet që të mbajnë Konventën e Partisë Socialdemokrate (PSD).
Kjo konventë do t’i jap formë më të qartë organizimit të partisë, pasi aty do të zgjidhet struktura, dhe kryetari i saj.
Logo e PSD-së, parti e cila udhëhiqej nga Kaqusha Jashari, mban ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe atë vjollce, përcjell KosovaPress.
Sipas një ftese dërguar mediave, konventa do të fillojë në orën 17:00.
Artikuj të ngjashëm
-
Të larguarit e VV-së prezantojnë logon e tyre
-
Kjo është logoja dhe emri i partisë së re të të pakënaqurve të Vetëvendosjes
-
Të larguarit nga LVV-ja marrin drejtimin e PSD-së së themeluar më 1990
-
Zyrtarisht të dorëhequrit e VV-së nisin rrugëtimin e ri politik
-
GDP ende në gjetje të emrit për organizimin e vet politik