Grupi i Deputetëve të Pavarur kanë zgjedhur 1 majin për të vënë themelet në organizimit të tyre të ri politik, por për të cilin ende nuk kanë emër, raporton KTV.
Diskutimet, sipas deputetit Visar Ymeri ende janë duke vazhduar për emrin dhe formën se si do të jenë të organizuar.
Deputetët Visar Ymeri e Dukagjin Gorani kanë prezantuar Deklaratën e Parimeve, dokumentin që sipas tyre i definon se kush janë ata politikisht. Ymeri ka folur edhe për bashkëpunimin me ish-partinë e tij Lëvizjen Vetëvendosje. Problemet e shtetit dhe të shoqërisë, sipas kësaj deklarate do të marrin përgjigje socialdemokrate.. Bashkëpunimin me ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, Ymeri nuk e përjashtoi si mundësi. Grupi i Deputetëve të Pavarur, të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje ka 12 deputetët në Kuvendin e Kosovës, derisa Vetëvendosje 19. Ditë më parë, Koha.net publikoi fotografi të deputetëve të GDP-së tek shiheshin duke diskutuar për logon potenciale të partisë së tyre me akronimet PSD.
-
Të shkëputurit nga Vetëvendosja sot themelojnë Partinë Socialdemokrate
-
Ymeri dhe Sejdiu i përgjigjen Konjufcës për GDP-në
-
Shpaloset partia e re e të pakënaqurve të VV-së
-
Ymeri pranon simbolet e Kosovës, por thotë se duhet të ndërrohen
-
Të larguarit nga VV mund të bëhen tërheqës për strukturat në pushtet