20:43 - “Është mirë me ndërru këtë emër se GDP-ja në Kosovë nuk rritet më shumë se 3%”, ka thënë gjatë një intervistë për Rubikon të KTV javën e kaluar nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca. Sonte në po të njëjtën studio, ish-kolegët e tij, Dardan Sejdiu e Visar Ymeri e kanë kundërshtuar atë, duke thënë se analiza nuk është ana e tij më e mirë.
“Nuk mund të jetë starti 3% sepse veçse jemi 12 deputetë”, ka thënë Ymeri.
“Kam qenë në Vetëvendosje 7 vjet dhe këtë pjesën e terrenit dhe punës me qendra sidomos në Prishtinë e Ferizaj dhe për me qenë komplet i drejtpërdrejt Glauku është një deputet i jashtëzakonshëm mirëpo sa i përket analizës për rritjen e subjektit, analiza se si do të jetë reflektimi nuk besoj se do të jetë i saktë dhe e ka krahasimin e gabuar”, ka thënë Sejdiu duke shtuar se i takon qytetarit të vendos se sa do të jetë rritja.
“Jo që e ka gabim por në fakt nuk është arena e tij ku është më i miri”, theksoi Sejdiu.
Ymeri thotë se Vetëvendosje e pengoi të ishte racional
Edhe
Konjufca: Me LDK-në jemi dakorduar për 90 për qind të programit për ekonomi
20:32 - Një ndër themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri tash është në prag të krijimit të një subjekti të ri politik. Në Rubikon të KTV-së, ai foli për orientimin dhe rrugën që do të ndjekin.
“Politikës së Kosovës i duhet tokëzimi, pra të zbresë në tokë dhe racionaliteti”, ka thënë Ymeri.
“Duke qenë pjesë e një subjekti politikë mbase ndonjëherë i kam dhënë më shumë peshë idealizmit se sa nacionaliteti. Ajo që duhet të bëjmë tash është që për shoqërinë e Kosovës të bëjmë një program e cila i ngërthen të dyja”, shtoi tutje ai.
Dardan Sejdiu bëri të ditur se kanë filluar të flasin për pozitat drejtuese.
“Një mësim që e kam prej realitetit në industri është se struktura duhet të përcjellet me strategji. Kësaj deklarate duhet të ja ofrojmë një strategji dhe një strukturë. Ka shumë rëndësi se kush do të jetë në pozita të caktuara dhe çfarë backgroundi ka”, theksoi ai.
Edhe
Sejdiu: Nëse Konjufca mund ta rrëzojë Qeverinë me Listën Serbe, nuk i duhet PSD-ja
Edhe Shpend Ahmeti hartues i “Deklaratës së Parimeve” të partisë së re
Sot gjatë ditës u prezantua “Deklarata e Parimeve” nga Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri duke shënuar kështu nismën e një partie të re.
Ekskluzivisht në Rubikon, Dardan Sejdiu foli për këtë deklaratë të cilën e quajti ftesë për t’u bashkangjitur në një nismë për krijimin e një subjekti politik. Ai bëri të ditur se brenda muajit maj do të zyrtarizohet krijimi dhe emri i partisë.
“Kjo është ftesë për të gjithë ata që besojnë në një shtet të barabartë i cili do të garoj në zgjedhje ku zhvillimi dhe mirëqenia iu garantohet të gjithëve dhe jo vetëm disave. Mund të thuhet që është dita e re e një nisme për të funksionalizuar një subjekt politik i cili do të jetë i bazuar në një mendim socialdemokrat”, ka thënë Sejdiu.
Dy kryetarët, ai i Prishtinës dhe Kamenicës kanë ndihmuar në përpilimin e kësaj deklaratë, çka konfirmon pjesëmarrjen e tyre brenda kësaj nisme.
Edhe
Sejdiu fton në seancë VV-në e LDK-në - i kundërpërgjigjet Konjufcës
“Përveç 12 deputetëve këtu tash bëjnë pjesë njerëz të cilët kanë ardhur rreth kësaj deklarate, aktivistë të cilët janë larguar më herët nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njerëz të tjerë të cilët janë pajtuar me këtë nismë”, ka thënë Visar Ymeri.
“Kemi komunikim edhe me Shpendin dhe Qëndronin por edhe me të tjerë nga komunat e ndryshme, të cilët kanë ndihmuar në përpilimin e kësaj deklaratë”, shtoi tutje ai.