Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtarisht të dorëhequrit e VV-së nisin rrugëtimin e ri politik

18:20 - Edhe zyrtarisht kanë nisur rrugëtimin e tyre politik me parti të re të dorëhequrit e Vetëvendosjes.

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, tha se PSD nuk është parti e re, por njëra nga partitë me të vjetra, e themeluar më 10 shkurt 1990, transmeton KP.

Ahmeti ka kërkuar nga anëtarësia që ta nxjerrin në pah vullnetin që kanë dhe ka ftuar që të gjithë të bëhen bashkë, pasi PSD sipas tij është shumicë.

Ymeri thotë se nga sot në Kosovë nis një etapë e re

Image

17:50 - Nënkryetari i PSD-së Visar Ymeri tha në Kuvendin e partisë tha se kjo është një ditë e madhe për PSD-në pasi që “nga sot do të nisë një etapë e re në Kosovë”.

Edhe PSD sot zgjedh kryetarin e ri, Ahmeti s’kandidon për asnjë post Arbëri PSD sot zgjedh kryetarin e ri, Ahmeti s’kandidon për asnjë post

Ymeri tha se duhet t’i përmbushin dy kuptimet e emrit socialdemokrat, në demokracinë e brendshme dhe barazinë për të gjithë.

“PSD përkushtohet për shoqëri demokratike” tha Ymeri. Ai shtoi se PSD angazhohet për barazim të pushteteve të ekzekutivit, legjislativit por edhe gjyqësorit.

Ymeri tha se ata si PSD janë të interesuar që ta ndryshojnë gjendjen në vend.

“Nuk mund ketë republikë pa qytetarët. PSD angazhohet për të nëpërkëmburit. PSD angazhohet po ashtu për Republikë të qytetarëve”, shtoi ai.

Ymeri tha se PSD është parti që i shërben shumicës.


PSD del nga koalicioni parazgjedhor me PAN-in

16:05 - Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate zgjodhi me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmeti, nënkryetarin Visar Ymeri dhe sekretaren e përgjithshme Aida Dërguti.

Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe mor vendim që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.


Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së

15:40 - Kryetari i partisë më të re në vend do të jetë Shpend Ahmeti.

Kryetari aktual i Prishtinës do ta udhëheq Partinë Socialdemokrate të Kosovës e cila në orën 17:00 edhe zyrtarisht do të mbajë një ceremoni inauguruese.

Edhe VV-ja do postin e nënkryetarit të dytë dhe më shumë Drejtori në Prishtinë Arbëri VV-ja do postin e nënkryetarit të dytë dhe më shumë Drejtori në Prishtinë

Se si duket logoja përfundimtare dhe emrin e kryetarit të PSD-së e ka bërë publike deputeti Fisnik Ismaili.

Në rrjetin social Facebook, Ismaili ka publikuar logon e partisë si dhe i ka uruar punë të mbarë Shpend Ahmetit.

“PSD. Eh... Kjo është logo e plotë. Shpend, të priftë e mbara!”, ka shkruar Ismaili.

PSD-ja është udhëhequr deri më tani nga Kaqusha Jashari ndërsa anëtarë të rinj do të jenë të larguarit nga Vetëvendosje siç janë Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, etj.

Ata ndanë rrugët me VV-në pas përplasjeve të brendshme mes tyre ndërsa doli në sipërfaqe ku deputetja Dërguti në një komunikim virtual e ka ofenduar liderin e VV-së Albin Kurti derisa ai ishte arrestuar nga Policia.


Kaqusha Jashari thotë se Shpend Ahmeti mund të jetë kryetari i ri i PSD-së

Partia Socialdemorkate sot mban Kuvendin e saj zgjedhor.

Ish-kryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari, ka thënë për KTV-në se në rend dite kanë zgjedhjen e strukturës së re.

“Unë nuk do të kandidoj për kryetare, askush nga struktura e vjetër nuk do të kandidojë”, ka thënë Jashari.

E pyetur se kush mund të jenë kandidatët për të udhëhequr PSD-në, ajo ka thënë se do të ketë vetëm një kandidat për kryetar të PSD-së.

“Nuk e di saktë, por ma merr mendja se do të jetë Shpend Ahmeti”, ka thënë Jashari.

Edhe Të larguarit nga LVV-ja marrin drejtimin e PSD-së së themeluar më 1990 Arbëri Të larguarit nga LVV-ja marrin drejtimin e PSD-së së themeluar më 1990

Riformatizimi në PSD po ndodh pas prurjeve të reja në parti e që janë kryesisht të larguarit nga Vetëvendosje.