Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët e Testit.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Provimi është mbajtur për 103 nxënës, në bazë të një vendimi të Këshillit Shtetëror të Maturës. Nxënësit, sipas njoftimit, dëshmi e kanë pasur dokumentin e pranimit në universitetet ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë janë testuar 61 nxënës nga disa komuna, kurse në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë prizrenas.
Më 13 korrik do të publikohet rezultati i testit të mbajtur të premten.
Testi për shumicën e maturantëve në vend është shtyrë për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë.