Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllë të premten rrugën “Skënderbeu” në Bardhosh.
Sipas njoftimit, rruga do të mbyllet nga ora 6 deri në orën 18:00 për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit.
“Kërkojmë nga banorët të largojnë veturat e tyre nga rruga ‘Skënderbeu’ dhe të përdorin rrugët alternative, rrugët lidhëse”, thuhet në njoftim.