Rruga “Robert Doll” në Prishtinë do të mbyllet për qarkullim sonte nga ora 22:30 deri në ora 02:00.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mbyllja është për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës.
“Rruga “Robert Doll” do të jetë e mbyllur për qarkullim sonte, nga ora 22:30 deri në 02:00 pas mesnatës, për shkak të punimeve që lidhen me zgjerimin e rrugës (pastrimi i asfaltit të dëmtuar). Ju lutemi për mirëkuptim dhe kujdes të shtuar në këtë zonë gjatë kësaj kohe. Bashkë për një qarkullim më të sigurt dhe një infrastrukturë më të mirë në kryeqytet”, ka njoftuar Komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Mbyllet sot rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë
-
Nisin punimet, mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani”
-
Prej të shtunës mbyllet njëri krah i rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet
-
Nga nesër mbyllet për pesë ditë një segment i rrugës “Ilir Konushevci”
-
Devijohen linjat 3 dhe 4 të Trafikut Urban për shkak të punimeve në rrugë