Nga e shtuna e deri më 8 janar të vitit 2023 rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim.
Sipas njoftimit të komunës të mërkurën, mbyllja do të bëhet për shkak të përgatitjeve për dekorimin e qytetit.
“Festat e fundvitit po afrojnë. Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë do të mbyllet për më shumë se një muaj
-
Me protestë do të kërkohet hapja e rrugës “Xhorxh Bush”
-
Mbyllet “Xhorxh Bushi” për qarkullim të automjeteve
-
Mbyllet qarkullimi në bulevardin “Xhorxh Bush” në Prishtinë
-
Rruga “Xhorxh Bush” nga e premtja hapet për qarkullimin e autobusëve e të taksive