Në 14 lokacione janë bërë gërmime gjatë vitit që po e lëmë pas.
Në dy prej tyre janë gjetur mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës, ndërsa janë rivarrosur mbetjet mortore të 45 personave të pagjetur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKështu u deklarua gjatë takimit të fundit të Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur.
Aty u prezantua edhe përmbledhja e aktiviteteve të këtij komisioni.
Gara bëri të ditur se në 45 raste, familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore.
Ndërkaq, mbetjet mortore të paidentifikuara dhe mungesën e informacionit të besueshëm, Gara i konsideron si sfidat e vitit 2018 të këtij grupi punues.
Ndërsa, nga zyra e Kryeministrit kanë thënë se asnjë aktivitet i tyre nuk mund të konsiderohet i rëndësishëm derisa të gjenden personat e zhdukur gjatë luftës.
Jahja Lluka dha një zotim në emër të Qeverisë para këtij komisioni duke thënë se nëse është e nevojshme, institucioni që përfaqëson, do t’i ndajë edhe 25 milionë euro për rastet e të pagjeturve.