Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të mërkurën takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen të mërkurën nga ora 11:00, ku çështja kyçe e diskutimit pritej të jetë dialogu me Serbinë.

Takimi është thirrur nga Kurti, që ka ftuar për diskutim të gjithë liderët e opozitës.

“Takimi do të mbahet, të mërkurën duke filluar nga ora 11:00”, ka konfirmuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.

Takimin e ka konfirmuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa u.d i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka refuzuar ftesën.

Kurti pritet që në mesin e qershorit të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.