Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet pasditen e së mërkurës në New Nork, ku do të shqyrtohet edhe raporti i UNMIK-ut për Kosovën.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme, Kosova do të përfaqësohet nga ministrja Donika Gërvalla. Gërvalla do të flasë rreth progresit të arritur në Kosovë, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.
“Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën kohore 2022-2023”, vijon njoftimi i MPJ-së.
Në seancën e fundit të rregullt për Kosovën, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së pati polemika të mëdha. Derisa shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, me kritikat ndaj Kosovës doli në të njëjtën vijë me Serbinë dhe Rusinë, presidentja Vjosa Osmani i hodhi poshtë ato, duke kërkuar edhe mbylljen e misionit të OKB-së në Kosovë.
Takimet informuese të Këshillit të Sigurimit për Kosovën mblidhen në bazë të rezolutës 1244 të vitit 1999. Sipas saj, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, duhet të informojë rregullisht anëtarët e Këshillit të Sigurimit për aktivitetet e misionit të OKB-së në Kosovë. Para zhvillimit të takimit, anëtarët e Këshillit të Sigurimit marrin raportin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe në bazë të tij dhe të politikës së vendit që mbulojnë përgatisin deklaratat.
-
Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën, Gërvalla udhëton në New York
-
Kurti përballë Vuçiqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
-
Sot në KS të OKB-së diskutohet për Kosovën me kërkesë të Serbisë
-
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban seancë për Kosovën të enjten
-
Osmani sot flet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së